Site icon Telegrafi

Lidhja Demokratike e Maqedonisë: Bojkoti i zgjedhjeve është akt jo shtetëror

Në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe njoftimit për caktimin e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, janë të vendosur disa prioritete për të cilat nevojitet konsensus.

Nga Lidhja Demokratike thonë se është e nevojshme që të mundësohen kushte për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte, demokratike dhe të pastra, si garanci për zgjedhje të suksesshme. Në këtë fushë partitë dhe koalicionet të cilët qëndrojnë pas kandidatëve të marrin përgjegjësi se do të marrin pjesë në procesin zgjedhor, në të kundërtën, duhet të marrin përgjegjësi politike. Bojkoti i zgjedhjeve në rrethin e dytë do të thotë akt antishtetëror me pasoja katastrofale për të ardhmen e vendit.

Nga Lidhja Demokratike gjithashtu thonë se puna e Prokurorisë Speciale Publike duhet të vazhdojë me kapacitete të plota, ndërsa bisedat e përgjuara duhet edhe më tutje të shfrytëzohen si dëshmi në procedura dhe lëndët në të cilat deri më tani janë shfrytëzuar.

“Duhet që të ndërtohet një sistem për departizimin e tërësishëm të institucioneve të shtetit, duke filluar nga pranimi në punë në administratë”, thonë nga Lidhja Demokratike.

Nga atje shtojnë se partitë dhe ndikimet tjera duhet të sanksionohen./Telegrafi/

Exit mobile version