Site icon Telegrafi

Lidhja Demokratike: Dënim sa më të rreptë për përgjimet e Prokurorisë Publike

Lidhja Demokratike e dënon përgjimin e paautorizuar të Prokurorisë Publike, organ që duhet të zbulojë kryesit e veprave penale.

Lidhja Demokratike kërkon hetim efikas, ku të përfshirët në këtë skandal duhet të marrin përgjegjësi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti thonë se për gjatë kohë kanë paralajmëruar se ka informacione që tregojnë se ekzistojnë sisteme paralele për përgjim dhe se po kryhet përgjimi jashtë institucioneve kompetente (MPB, Prokuroria Publike, gjykatat).

Lexo po ashtu Prokurori republikan: Dy vite me radhë po përgjohen telefonat e prokurorëve në Maqedoni

“Këto sisteme janë të instaluara para ndryshimit të Qeverisë dhe dhe informacionet nga të njëjtit shfyrtëzohen për nëntokën kriminale-politike” thonë nga Lidhja Demokratike.

Ata i bëjnë apel MPB-së dhe institucioneve tjera që të ndërmarrin të gjitha masat ligjore për t’u mbrojtur institucionet dhe qytetarët nga përgjimi i paautorizuar./Telegrafi/

 

Exit mobile version