Telegrafi

Lidhi qenin për balona të heliumit për ta bërë të fluturojë – arrestohet YouTuberi nga policia indiane

Policia indiane ka arrestuar një YouTuber pasi lidhi balonat me helium në qenin e tij “në përpjekje për ta bërë qenin të fluturojë”.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Gaurav Sharma, 32-vjeçar, regjistroi një video ku tregon qenin e tij të bashkangjitur me balonat, të cilat më pas i lëshon derisa qeni fillon të fluturojë në ajër.

Ndërkohë, disa sekonda më vonë, dikush në ballkonin e katit të dytë të një ndërtese e kapi qenin.

Sharma tha sa ai ndoqi të gjitha masat e sigurisë, megjithatë e fshiu videon pas reagimit në mediet sociale.

Ai e kishte publikuar videon në kanalin e tij në YouTube, i cili ka mbi katër milionë abonentë.

Sidoqoftë, policia thotë se ata e kanë arrestuar Sharma-n pasi morën një ankesë kundër tij nga organizata për mirëqenien e kafshëve, “People for Animals” (PFA). /Telegrafi/