Telegrafi

Lidhi me litar gomarin dhe e tërhoqi zvarrë me veturë nëpër rrugë, irlandezja i del në ndihmë kafshës

Në Enderry të Irlandës, shoferi i një veturë është filmuar duke tërhequr zvarrë me mjetin e tij motorik një gomar që e kishte lidhur me litar.

Një kalimtare rasti film0i momentin që shokoi opinionin, duke detyruar shoferin ta ndalë veturën dhe t’ia heq litarin gomarit, transmeton Telegrafi.

Në  videon amatore shihen gomari i bardhë i lidhur me litar dhe tërhiqej zvarrë me veturë. E gruaja që i doli në ndihmë kafshës, është cilësuar si heroinë.

“Ndalo, gomari po rrëshqet dhe po e tërheq zvarrë”, dëgjohet duke i thënë shoferi gruaja që po e filmonte ngjarjen.

Organizatat për të drejtat e kafshëve në Irlandë kanë reaguar, duke kërkuar që shoferi të ballafaqohet me organet e rendit për këtë veprim. /Telegrafi/