Një koleksionist nga Arabia Saudite hyri në Librin e Rekordeve Guinness falë hobit të pazakontë.
Ibrahim Al-Nasser lidhi deri në 444 tastierë video-lojërash në të njëjtin televizor – koleksioni i tij përfshin pothuajse çdo tastierë që ai mund të merrte në dorë, nga Magnavox Odyssey e parë deri te PlayStation 5 Slim.
Duke qenë se është fizikisht e pamundur të lidhen 444 konzola në një televizor, Al-Naser përdor ndërrues dhe siç tha ai, për të përcjellë se cili kanal është në cilin konsolë, ai ka një tabelë të veçantë Excel.
Sipas tij, ky projekt është “muzeu privat” i tij dhe është vetëm pjesë e një koleksioni më të gjerë të pajisjeve të video-lojërave – që përfshin gjithçka, nga konzolat e lojërave deri te makinat arcade dhe më shumë.
Dhe së fundi, Al-Nasser zbuloi se cila konsolë nga ky koleksion gjigant është e preferuara e tij – është Sega Mega Drive. /Telegrafi/