Telegrafi

Lidhja e Odave Ekonomike u ndau mirënjohje 10 kompanive në Maqedoni

Dhjetë kompani të Maqedonisë, sot kanë marrë mirënjohje për cilësi për vitin 2016, të cilat i ndan Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë, nën patronatin e presidentit të RM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mirënjohje kanë marrë: Koding Gorska, Termalift, Special Produkt, Grinagor, Mirana, Konti Hidroplast, kompania “Velkoski”, Golden Art, TE-TE Plast dhe Ansambli Maqedoni.

Qëllimi i ndarjes së këtyre mirënjohjeve është që të nxiten investitorët e Maqedonisë dhe të vazhdojnë me punën e tyre të suksesshme dhe të investojnë në cilësinë e produkteve të tyre.

Sipas presidentit Gjorge Ivanov, i cili ishte i pranishëm në manifestimin e sotëm, vetëm me zhvillim dhe progres të përhershëm të kompanive vendore, mund të pritet zhvillim ekonomik i shtetit./Telegrafi/