Telegrafi

Lidh me litar aligatorin dhe e nxjerr për shëtitje, pushuesit e parkut në Pennsylvani habiten kur shohin reptilin duke u freskuar në fontanë

Të gjithë ata që kishin dalë në një park në Pennsylvania dhe po freskoheshin pranë fontanave, ishin dëshmitarë të një skene të pazakontë.

Para tyre u shfaq një vajzë e re, e cila kishte lidhur me litar një aligator dhe e kishte nxjerrë për shëtitje sikur të ishte ndonjë kafshë shtëpiake, transmeton Telegrafi.

Videoja e realizuar nga Love Park në Philadelphia gjatë të premtes, shfaq reptilin që qëndron i shtrirë në bark dhe freskohej në fontanë.

Aligatori i quajtur Wally kishte të ngjitur edhe një lloj kollare, dhe dukej i shoqëruar me të tjerët që në ato momente gjendeshin në park.

Pronarja e aligatorit Joie Henney thotë se i adhuron reptilët, megjithatë akoma nuk dihet se kush po e shoqëronte në park Wally, pasi shihej një vajzë e re, identiteti i të cilës nuk është zbuluar. /Telegrafi/