Të gjithë ata që kishin dalë në një park në Pennsylvania dhe po freskoheshin pranë fontanave, ishin dëshmitarë të një skene të pazakontë.
Para tyre u shfaq një vajzë e re, e cila kishte lidhur me litar një aligator dhe e kishte nxjerrë për shëtitje sikur të ishte ndonjë kafshë shtëpiake, transmeton Telegrafi.
Videoja e realizuar nga Love Park në Philadelphia gjatë të premtes, shfaq reptilin që qëndron i shtrirë në bark dhe freskohej në fontanë.
Aligatori i quajtur Wally kishte të ngjitur edhe një lloj kollare, dhe dukej i shoqëruar me të tjerët që në ato momente gjendeshin në park.
Pronarja e aligatorit Joie Henney thotë se i adhuron reptilët, megjithatë akoma nuk dihet se kush po e shoqëronte në park Wally, pasi shihej një vajzë e re, identiteti i të cilës nuk është zbuluar. /Telegrafi/