Site icon Telegrafi

Liderja e opozitës në Bjellorusi dënon gjyqin ndaj bashkëshortit të saj, që po mbahet me dyer të mbyllura

Liderja e opozitës në Bjellorusi, Svetlana Tikhanovskaya, e ka dënuar gjyqin ndaj gjashtë personave, përfshirë të burrit të saj, që ka filluar me dyer të mbyllura.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Sergei Tikhanovsky, një bloger dhe ish-kandidat presidencial, u arrestua në muajin mars të vitit 2020.

Ai dhe pesë figura të tjera të opozitës akuzohen për çrregullime dhe nxitje të urrejtjes ndaj zyrtarëve.

Liderja e opozitës tha se ky nuk ishte një gjyq i duhur, por “hakmarrje personale”, nga një udhëheqës që mori me dhunë pushtetin.

Pasi burri i saj u mor në paraburgim, ajo mori vetë pjesë në zgjedhjet presidenciale. Ajo pretendoi fitoren në zgjedhjet e gushtit, por u detyrua të internohej me fëmijët  e saj të nesërmen. /Telegrafi/

Exit mobile version