Site icon Telegrafi

Vritet i biri i liderit të ISIS-it gjatë sulmeve ajrore të forcave ruse (Foto)

Themeluesit kryesor të ISIS-it, Abu Bakr al-Bagdadi dyshohet se i është vrarë i biri më i vogël, gjatë sulmeve ajrore të forcave ruse.

Sipas një komandanti irakian, djali i liderit mbeti i vdekur më 22 shtator, në një fshat të Sirisë, derisa ndodhet në një “çerdhe terroriste”, transmeton Telegrafi.

Lajmi bëhet i ditur, disa muaj pasi lideri i ISIS-ir, bëri të ditur se i është vrarë një nga pesë fëmijët e tij, derisa po ndihmonte xhihadistët, kur një grup fanatikësh sulmoi një termocentral.

Njoftimi për vrasjen e Hudhayfah al-Bagdadi

“Kemi marrë informacione të besueshme, se djali më i ri i Bagdadit ka mbetur i vdekur në një zonë sunduar nga terroristët, gjatë një ofensive ajrore ruse” ka thënë komandanti për Iraqi News. Por, pa bërë të ditur emrin apo moshën e viktimës.

Gjatë muajit qershor, ISIS pretendonte se ishte vrarë Hudhayfah al-Bagdadi, ndërsa organizata e ka lëshuar një imazh ku e shfaqë atë në uniformë dhe mbanë në duar një armë të gjatë. /Telegrafi/

Exit mobile version