Site icon Telegrafi

Lideri shpenzon 5% të kohës në probleme, por 95% në zgjidhje: Trajneri i famshëm zbulon sekretin e suksesit

Tony Robbins zbulon se si të përballeni me sfidat dhe më lehtë të arrini rezultatin e dëshiruar!

Nëse pyesni çfarë nuk është në rregull dhe çfarë ju mundon, me siguri fokusin do ta vini te problemi.

Gjithashtu, nëse fokusoheni te problemi, do të keni problem edhe më të madh, transmeton Telegrafi.

Nëse pyesni veten “Çfarë dëshiron?” apo “Në cilën mënyrë dëshiron t’i ndryshosh gjërat?”, riorientoni fokusin nga problemet në zgjidhje.

Në cilëndo situatë qoftë, pa marrë parasysh sa është e zymtë, ekziston rezultati i dëshiruar i cili duhet të arrihet.

Qëllimi juaj në rend të parë duhet të jetë ai që ta riorientoni vëmendjen drejt zgjidhjes, por të distancoheni nga problemi – ky është njëri ndër sekretet e suksesit.

Do t’i zgjidhni të gjitha ashtu që do të jeni mjaftueshëm fleksibël që të ndryshoni, të përshtatni dhe të eksperimentoni, të lozni dhe t’i zgjidhni sfidat.

Sa më fleksibë që të jeni, do të krijoni më shumë opsione të cilat do t’jua hapin dyert drejt zgjidhjes dhe fitoreve të reja. /Telegrafi/

Exit mobile version