Telegrafi

Lideri serb iku pa u dënuar për krimet në Kosovë: Vdiq apo u vra Millosheviqi? (Video)

11 marsi i vitit 2006, ishte dita kur ish presidenti i Serbisë dhe ish Federatës Jugosllave, Sllobodan Millosheviq, la këtë botë, teksa ishte në burgun e Hagës në Holandë, ku edhe po gjykohej për krime lufte, gjenocid e krime kundër njerëzimit në Kosovë, Bosnje e Kroaci, njofton Klan Kosova.

Si pasojë e luftërave të shkaktuara nga ai dhe Ushtria e tij, së paku 15 mijë kosovarë u vranë e një milion të tjerë u depërtuan nga vatrat e tyre.

Ai vdiq pa u dënuar për asnjërin prej krimeve për të cilat akuzohej. Familjarët e tij thonë se ai u vra.

Kush ishte Millosheviq, cila ishte politika e tij e në çfarë kushte vdiq, ndiqeni kronikën e mëposhtme. /Klan Kosova/