Lideri i republikanëve në Senatin amerikan, Mitch McConnell gjatë një fjalimit në Kentucky, “është ngrirë” para kamerave televizive për më shumë se 30 sekonda.
81-vjeçari në fund është shoqëruar nga personeli, siç edhe mund të shihet nga pamjet e NBC News, transmeton Telegrafi.
Pas pyetjeve së gazetarit për qëndrimin e tij për kandidaturën në zgjedhjet e 2026, McConnell është buzëqeshur dhe ka filluar t’i përgjigjet pyetjes, ku i mbeti fjala në gjysmë.
Pas një pauze të shkurtër, atij iu afrua ndihmësja që e pyeti nëse senatori e ka dëgjuar pyetjen. Kur McConnell nuk u përgjigj as në pyetjen e saj, ajo reagoi menjëherë.
“Në rregull, më vjen keq – na duhet një minutë”, tha ajo.
Pasi disa minuta diskutim me dy ndihmësit Senatori është i është përgjigjur pyetje duke thënë se nuk dëshiron të komentoj garën.
Dy ndihmësit më pas e kanë shoqëruar nga salla. Ky incident ndodhi pas më shumë se një muaji, kur McConnell ishte “ngrirë” para gazetarëve dhe kishte mbetur disi i hutuar para kamerave. /Telegrafi/