Site icon Telegrafi

Lideri Peja, fitore të thellë

Peja është treguar skuadër shumë e fortë për Vëllaznimin duke  e mposhtur me rezultat 111-56 në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në duelin e zhvilluar në Karagaçi, nikoqirët e nisën fuqishëm sfidën duke e fituar çerekun e parë me rezultat 30:4.

Dominimi i vendasve vazhdoi edhe në pjesëlojën e dytë (31:14), ngjashëm edhe në çerekun e tretë (23:16) dhe të katërt (27:22).

Samir Zekiqi shënoi më së shumti pikë te pejanët (20), derisa Arijan Qallaku ishte më i miri te Vëllazënimi me 15 pikë.

Peja vazhdon kryesimin në tabelë dhe tash numëron 37 pikë, gjashtë më shumë se Sigal Prishtina që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version