Telegrafi

Lideri i organizatës terroriste ISIS, shfaqet në një video pas pesë viteve (Video)

Lideri i organizatës terroriste “Shteti Islamik”, Abu Bakr al-Baghdadi, është shfaqur sot në një video pas plotë pesë viteve, të cilën e ka publikuar ueb-faqja propaganduese El Furkan.

Në video shfaqet lideri i ISIS-it me mjekër të kuqe dhe me rroba me ngjyrë të zezë, derisa qëndron i ulur dhe pranë ka një pushkë automatike, transmeton Telegrafi.

Kjo është paraqitja e parë në një video që kur kishte mbajtur fjalimin në xhaminë Al-Nusra në Mosul gjatë vitit 2014.

Në videon 18 minutëshe ai flet se si ISIS-i ka humbur “kalifatin” në Siri dhe Irak, duke u zotuar se lufta me perëndimin ende nuk ka përfunduar.

Përveç tjerash, lideri i ISIS-it ka lavdëruar sulmuesit që kryen sulmet terroriste në Shri Lankë, ku humbën jetën më shumë se 250 persona, duke thënë se është hakmarrje për humbjen në Baghuz

Deri më tani nuk është konfirmuar autenticiteti i videos, por dyshohet se është filmuar në fillim të këtij muaji. /Telegrafi/