Lideri i opozitës në Kanada, Andrew Scheer, përmes një statusi në llogarinë e tij në Twitter, e ka falënderuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, për “bisedën e rëndësishme mbi luftimin e makinerisë propaganduese ruse dhe influencës së saj në rritje në Evropë”.
Ai ka thënë se konservatorët e Kanadasë do të ngrihen në këmbë për popuj të lirë kundër agresionit rus.
“Faleminderit Presidentit të Kosovës për bisedën e rëndësishme mbi luftimin e makinerisë propaganduese ruse dhe influencës së saj në rritje në Evropë. Konservatorët e Kanadasë do të ngrihen në këmbë për popuj të lirë kundër agresionit rus”, ka shkruar Andrew Scheer, lider i opozitës në Kanada. /Telegrafi/
Thanks to President @HashimThaciRKS of Kosovo today for the important talk on combating the Russian propaganda machine and its growing influence in Europe. Canada's Conservatives will always stand up for free people against Russian aggression. pic.twitter.com/o5VEZidPJA
— Andrew Scheer (@AndrewScheer) November 23, 2017