Site icon Telegrafi

Lideri i opozitës greke, Mitsotakis akuzon kryeministrin Tsipras për lëshime në negociatat për emrin

Kryetari i partisë më të madhe greke Nea Dimokratia, pas takimit me kryeministrin Tsipras e hodhi poshtë mundësinë për t’i dhënë përkrahje Qeverisë greke për formimin e konsenzusit të gjerë kombëtar për çështjen e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kyriakos Mitsotakis pas takimit me Alexis Tsipras, ka dërguar kritika për mënyrën në të cilën Qeveria greke udhëheq me çështjen konkrete. Ai tha se janë bërë lëshime pa përfitime konkrete dhe të përhershme, ndërsa Tsipras në vend se të krijojë front të fuqishëm kombëtar, në vend të parë e ka vendosur partinë dhe “në atë mënyrë e mbyll dritaren e mundësisë që rrethanat e ofruan për shfrytëzim”./Telegrafi/

Exit mobile version