Një ish-aleat i Aleksandër Lukashenkos është dënuar në mungesë me akuzat që përfshinin formimin e një grupi ekstremist dhe diskreditimin e Bjellorusisë.
Valery Tsepkalo, 58 vjeç, u gjobit gjithashtu me rreth 14 mijë dollarë dhe u ndalua nga mbajtja e posteve publike për pesë vjet pas një gjyqi me dyer të mbyllura shqiptoi dënimin.
Akuza të tjera përfshinin thirrjet për marrjen e pushtetit, shpifjet dhe fyerjen e presidentit të vendit, raporton skynews.
Ai iku në Rusi në vitin 2020 pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ndaloi atë dhe tetë kandidatë të tjerë të sfidonin Lukashenkon në zgjedhjet presidenciale të atij viti. Më vonë ai u transferua në Ukrainë, Letoni dhe Greqi.
Sipas qendrës bjelloruse të të drejtave të njeriut Viasna, Tsepkalo nuk mundi të mbrohej në gjykatë apo të njihej me detajet e rastit kundër tij, sepse nuk kishte kontakte me avokatin shtetëror.
Gruaja e liderit opozitar vazhdoi të mbështesë kandidaturën e Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila vendosi të kandidojë kundër Lukashenkos në vend të bashkëshortit të saj të burgosur. /Telegrafi/