Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny thotë se është liruar nga parabugrimi, pasi ai dhe qindra protestues të tjerë u arrestuan, teksa morrën pjesë në protestat kundër inaugurimit të Vladimir Putinit, në mandatin e katërt si president.
“Ata shënuan dy protokole për mua: organizimin e tubimeve dhe mosbindjen ndaj policisë, por në mesnatë ata më liruan deri në pritjen e gjykimit”, ka thënë Navalny në Twitter.
Avokatja e Navalnyt, Veronika Polyakova ka thënë se rasti ndaj opozitarit rus, do të trajtohet në një gjykatë në Moskë më 11 maj.
Navalny dhe qindra protestues të tjerë u ndaluan nga policia në protestat më 5 maj.
Sipas grupit monitorues OVD-Info, rreth 1,600 persona janë arrestuar në protestat në 26 qytete në mbarë Rusinë. Disa prej të arrestuarve raportohet se janë minoren.
Protestat u organizuan nën sloganin “Ai nuk është Cari ynë”.
Putin pritet të bëj betimin për mandatin e katërt presidencial më 7 maj. /Telegrafi/