Lideri aktual i elitës së futbollit kosovar, Trepça ’89 ka triumfuar në derbin mitrovicas ndaj Trepçës.
‘Minatorët’, ishin më të mirë se rivali lokal duke shënuar fitore me rezultat 3-1.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, duke mos arritur të shënojnë asnjëra skuadër.
Golin e parë në ndeshje e shënoi mesfushori Broja pas asistimit nga kapiteni Shpëtim Idrizi në minutën e 54-të.
Vetëm pesë minuta më vonë, 89-shi arriti edhe golin e dytë me anë të Idrizit i cili u asistua nga Oto John.
Mysafirët ngushtuan rezultatin në 2-1 në minutën e 71-të nëpërmjet Ergyn Ahmetit.
Por vetëm dy minuta më vonë Jashari realizoi golin e tretë për vendasit.
Pas kësaj fitore, 89-shi vazhdon drejt titullit pasi ndodhet në pozitën e parë me 65 pikë të tubuara, shtatë më shumë se ndjekësi më i afërt që është Feronikeli.
Ndërkohë Trepça mbetet në pozitën e 11-të me 16 pikë. /Telegrafi/