Hekuran Kryeziu ka shënuar një supergol në ndeshjen e sotme me skuadrën e tij, Luzernin.
Lideri i mesfushës së Përfaqësueses së Kosovës po përjeton super-formë edhe me skuadrën e tij në Superligën e Zvicrës.
Përveç pasimeve të sakta, ndërhyrjeve të sakta dhe qetësisë së tij, Kryeziu di të shënoj edhe gola të bukura.
I tillë është edhe ky i sotmi(hënë), ku mesfushori kosovar ka shënuar një supergol nga rreth 30 metra, duke i jep epërsinë 1-0 skuadrës së tij ndaj St. Gallenit.
Skuadra e tij e fitoi ndeshjen në fund me rezultat 2-0, ndërsa ky ishte goli i tij i dytë këtë sezon. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=L0gCHR97W6k&feature=share