Site icon Telegrafi

Lideri meksikan i një kishe, dënohet me 16 vite burg në SHBA për abuzim seksual me fëmijë

Lideri i kishës meksikane La Luz del Mundo u dënua gjatë së mërkurës me më shumë se 16 vite burgim në Kalifornia, për abuzim seksual me vajza të mitura.

Naason Joaquin Garcia, 53 vjeçar, javën e kaluar në një gjykatë në Los Angleses e pranoi fajësinë për tre krime, në prag të gjykimit të shumë pritur, transmeton Telegrafi.

Prokurorët thanë se Garcia, i cili nga 5 milionë ndjekës në gjithë botën si apostull i Krishtit, përdori ndikimin e tij shpirtëror për të kryer marrëdhënie me vajzat dhe gratë e reja, të cilave ai u thoshte se marrëdhënia me të do t’i çonte në shpëtim – ose do ti çonte në mallkim në rast se ato refuzonin.

Gjykatësi Ronald Coen i cili e quajti Garcian një “grabitqar seksual”, tha se “unë asnjëherë nuk habitem se çfarë janë në gjendje të bëjnë njerëzit në emër të fesë dhe se sa jetë janë shkatërruar nën maskën e një qenie hyjnore”.

Dënimi erdhi pas afro tre orësh të deklaratave emocionale nga pesë gra të reja, gra me të cilat Garcia abuzoi seksualisht. Ato njëherë e një kohë ishin shërbyeset më besnike të tij, por që gjatë gjykimit ato e quajtën Garcian “zemërlig, përbindësh, mbetje e neveritshme njerëzore dhe si një njeri antikrisht”. /Telegrafi/

Exit mobile version