Pasojat e Brexit kanë arritur kulmin sot pasi lideri laburist Jeremy Corbyn po përballet me një mocion historik të mosbesimit nga ana e deputetëve laburistë, raporton mirror.
232 laburistë do të vendosin për të ardhmen e kësaj partie nëpërmjet një votimi të fshehtë në mes orës 9:00-16:00, pasi që numri i dorëheqjeve ka arritur në 50, transmeton KosovaPress.
Ndonëse përshkruhet si njeri i mirë dhe parimor, Corbyn është cilësuar si një njeri që duhet të shkojë për hir të unitetit të partisë.