Udhëheqësi katalonas Carles Puigdemont dhe disa ish-këshilltarë janë dorëzuar tek policia belge. Puigdemont u largua drejt Brukselit para se Spanja të shpallte nje urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj tij .
Puigdemont ka thënë se nuk do të kthehet në Spanjë nëse nuk garantohet një gjykim i drejtë. Prokurorët belgë pritet të mbajnë një konferencë shtypi të menjëhershme.
Ai u dorëzua së bashku me Meritxell Serret (ish ministër i bujqësisë), Antoni Comín (ish-ministër i shëndetësisë), Lluís Puig (ish-ministër i kulturës) dhe Clara Ponsatí (ish ministër i arsimit)
Ata u dorëzuan në policine federale belge, të shoqëruar nga avokatët e tyre, të dielën në orën 9:17 , sipas kohës lokale, transmeton Syri.net.
Prokuroria spanjolle lëshoi një mandatarresti evropian kundër presidentit katalanas Carles Puigdemont dhe katër ministrave të tij, pas refuzimit për të dalë para një gjykate madrilene.Ish-presidentit tha se gjyqi ishte “politik”.
Mësohet se janë prokurorët belg ata që do të flasin tashmë me Puigdemont. Lajmi për dorëzimin e tij është fillimisht i ditur nga mediat belge.
Para disa ditësh Puigdemont tha se nuk po kërkonte azil politik nga autoritetet belge.
Javën e kaluar, Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka imponuar sundimin e drejtpërdrejtë mbi Katalonjë, duke shpërndarë parlamentin rajonal dhe duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme lokale.
Spanja është kaptuar nga një krizë kushtetuese pasi ligjvënësit katalanas votuan për të shpallur pavarësinë e rajonit të pasur verilindor.