Lideri i “jelekverdhëve” është goditur në fytyrë me plumb manovrues gjatë protestës dhe aktualisht në gjendje kome, ku rrezikohet të mbetet përgjithmonë me aftësi të kufizuara.
Protestuesit anti-qeveri besojnë se Jerome Rodrigues është qëlluar qëllimisht, dhe kanë bërë thirrje për kryengritje kundër qeverisë së presidentit francez Emmanuel Macron, transmeton Telegrafi.
Sot avokati i Rodrigues, Philippe de Veule, ka konfirmuar se klienti i tij është në “koma artificiale” dhe ka gjasa të “mbetet për gjithë jetën i hendikepuar”.
Rodriguez ishte në Place de la Bastille, një nga sheshet më të famshme të kryeqytetit francez, gjatë trazirave të së shtunës kur u godit në fytyrë më saktësisht në syrin e djathtë.
Videoja rrëqethëse është filmuar nga ai e shfaq atë të mbuluar në gjak disa momente pasi ishte goditur me plumb manovrues, ku protestuesit iknin nga të gjitha anët e sheshit të qytetit. /Telegrafi/