Telegrafi

Lideri i ISIS-it hedhë poshtë spekulimet e vrasjes, adreson mesazh të ri për përkrahësit (Foto)

Udhëheqësi i shtetit islamik Abu Bakr al-Baghdadi, ka dhënë deklaratë afro një vit pas paraqitjes së fundit, ku u kërkon përkrahësve të tij që të këmbëngulin edhe më tej.

Megjithatë, Reuters nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë, nëse vërtetë ishte zëri i Baghdadit, në materialin që u shpërnda në internet prej grupeve që e përfaqësojnë atë, transmeto Telegrafi.

Baghdadi gjatë një adresimi më 2014

“Për xhihadistët, shkalla e fitores apo humbjes nuk matet me atë se cilin qytet e nënshtron, kush ka përparësi ajrore, raketa interkontinentale, apo bomba të zgjuara”, dëgjohet duke thënë lideri i ISIS-it, në audio material e postuar nga al-Furqan.

Shteti islamik, që deri vitin e kaluar kontrollonte shumë zona të Sirisë dhe Irakut, tashmë është zhvendosur në shkretëtira si pasojë e humbjeve të mëdha dhe sulmeve nga të dy shtetet.

Baghdadi, që e deklaroi vetën kryesueses të Myslimanëve më 2014, pasi e nënshtroi Mosulin, tani thuhet se jeton në regjionin kufitar mes Sirisë dhe Irakut, pas humbjes së gati të gjitha qyteteve, të të vet-shpallurit kalifat.

Deri më tani, ka pasur lajme se ky lider ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga sulmet ajrore. Materiali i shfaqur së fundmi, jep indikacione se është gjallë.

The Telegraph raporton se në audio materialin e fundit që zgjatë 46 minuta, Baghdadi u kërkon ndjekësve të tij të këmbëngulin dhe të vazhdojnë ta sulmojnë Perëndimin, të luftojnë për Irakun, Sirinë dhe shtetet tjera islamike. /Telegrafi/