Lideri i ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadi është larguar nga Mosuli dhe tani fshihet në territorin e Sirisë.
Shërbimet sekrete irakiane janë të bindura se kreu i organizatës terroriste tashmë është larguar nga qyteti irakian, i cili po zotërohet në pjesën më të madhe nga ushtria irakiane.
Al- Baghdadi u arratis së bashku me disa komandantë të tjerë në një zonë e cila është shkretëtirë në Siri, që kontrollohet ende nga ISIS-i.
Aktualisht në Mosul kanë ngelur vetëm drejtues jo ekspertë të luftës.
Sipas shërbimeve sekrete kurde në Mosul mbërriti në janar komandanti i tij më i besuar, Gulmurad Khalimov, 41 vjeç, ish zyrtar në ushtrinë e Taxhikistanit.
Ai është njohës i mirë i teknikave të luftimit guerile. Tani i takon atij detyra që t’i rezistojë sa më shumë ushtrisë irakiane, në mënyrë që xhihadistët të mbajnë territoret në Siri. /tema/