Një burrë që dyshohet se gjatë javës së kaluar iu vërsul me veturë turmës së demonstruesve në Virginia, është shefi i grupit famëkeq Ku Klux Klan, ka njoftuar policia lokale, shkruan CNN.
Emri i tij është Harry Rogers që i ka 36-vjet dhe akuzohet për vandalizëm dhe sulm. Aktualisht është në paraburgim, ndërsa në sulmin e tij është lënduar një person, transmeton Telegrafi.
“Shihen lëndimet e viktimës që nuk janë aq të rënda, për fat të mirë. Ky sulm mbi demonstruesit jo të dhunshëm është i tmerrshëm dhe do të kërkojnë që Rogers të merr dënimin e merituar”, ka deklaruar avokatja Shannon Taylor.
Kujtojmë që në Seattle ku janë duke vazhduar protestat pas vdekjes së George Floyd, kishte ndodhur deri te një incident i tmerrshëm.
Një mashkull ishte futur me veturë mbi turmën e demonstruesve, ku më pas ka shtënë me revole me c ‘rast është plagosur një kalimtar rasti që ishte munduar ta ndalë. /Telegrafi/