Site icon Telegrafi

Lideri çeçen pretendon se deputetët rusë kanë urdhëruar vrasjen e tij, premton hakmarrje

Lideri i republikës ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka pretenduar se disa deputetë dhe senatorë rusë kanë urdhëruar vrasjen e tij.

Siç raportohet, ai ka shpallur hakmarrje ndaj tyre.

Në një takim me udhëheqjen e agjencive të sigurisë çeçene, Kadyrov tha se deputetët dhe një senator rus kishin urdhëruar vrasjen e tij, përcjell Telegrafi.

Ai tha se përpjekja për vrasje ishte e lidhur me ndarjen e Wildberries, një nga kompanitë më të mëdha në Rusi.

“Nëse nuk vërtetojnë të kundërtën, unë zyrtarisht deklaroj hakmarrje kundër Barakhoyevit, Karimov Suleimanit, Kurbanov Rizvanit. Ka dëshmitarë”, tha Kadyrov.

Ndryshe, në vitin 2010, Ramzan Kadyrov njoftoi përfundimin e praktikës së hakmarrjes në republikë.

Me këtë rast u krijua një komision i posaçëm për pajtimin e gjaqeve.

Sidoqoftë, në vitin 2022 ai propozoi të shpallte hakmarrje ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt, dhe në vitin 2024 – kundër familjeve të terroristëve që kryen të shtëna në Dagestan. /Telegrafi/

Exit mobile version