Site icon Telegrafi

Lideri çeçen i akuzon mediat sociale për nënshtrim ndaj SHBA-ve

Ramzan Kadyrov, lider i Çeçenisë, që e ka mbështetjen e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i ka akuzuar mediat sociale për nënshtrim ndaj presionit të Shteteve të Bashkuara dhe për vënien jashtë përdorimit të faqeve të tij në gjuhën ruse, pasi Departamenti amerikan i financave e ka përfshirë atë në listën e sanksioneve financiare dhe të udhëtimit.

Kadyrov tha se profili i tij në Instagram dhe Facebook në gjuhën ruse, sot nuk ishin funksionalë dhe se ai nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga Instagrami, pasi kishte dërguar kërkesë për mbështejte të kthimit të funksionalitetit.

Nga ana tjetër, profili i tij në Instagram në gjuhën angleze është funksional.

“Lëvizja e Instagramit, që ende pretendon se është i pavarur nga Uashingtoni zyrtar” është i çuditshëm, ka shkruar Ramzan Kadyrov, në rrjetin social, Telegram.

Përfaqësuesit e Instagramit dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara ende nuk kanë bërë komente lidhur me çështjen nëse profilet ishin bllokuar zyrtarisht.

Exit mobile version