Telegrafi

Lideri botëror i teknologjisë, Elon Musk zbulon sa orë gjumë i bën brenda nate

Elon Musk është një nga liderët më të arritur të teknologjisë në botë. Ju mund të mendoni se me të gjitha arriturat e tij, ai asnjëherë nuk fle. Por, siç duket edhe ai bën gjumë si të gjithë.

Në “Reddit AMA” nga 2015, themeluesi i kompanisë “Tesla” dhe “SpaceX” kishte thënë se flenë mesatarisht 6 orë brenda nate.

Kjo sasi gjumi është nën mesataren e sasisë së rekomanduar nga National Sleep Foundatin, e cila u rekomandon të rriturve të flenë shtatë deri në nëntë orë çdo natë për ta mirëmbajtur një peshë, memorie dhe disponim të shëndetshëm. /Telegrafi/