Site icon Telegrafi

Lideri i Boko Haramit është i vdekur, Abubakar Shekau aktivizoi lëndën shpërthyese me të cilën kreu vetëvrasje

Lideri i Boko Haramit, Abubakar Shekau, është vrarë gjatë përleshjeve me luftëtarët e grupit rival ISWAP në Afrikën Perëndimore.

Siç raporton BBC, ISWAP ka konfirmuar lajmin me një audio incizim të publikuar dy javë më parë, pas informacioneve për vdekjen e Shekaut, transmeton Telegrafi.

“Ka mbytur veten duke aktivizuar lëndë shpërthyese”, ka thënë Abu Masaba al-Barnavi në një video që AFP e ka trasnmetuar.

Boko Haram nuk është deklaruar lidhur me vdekjen e liderit të tyre, kurse ushtria nigeriane ka njoftuar se ka filluar hetimet.

ISWAP në videon e saj përshkruan se si forcat e saj të dërguara në enklavën e Boko Haramit kanë gjetur Shekaun në shtëpinë e tij – ku edhe filluan luftimet e ashpra.

“Ka braktisur luftime, ka ikur dhe për pesë ditë ka bredhur. Megjithatë luftëtarët e ISWAP-it vazhduan ta kërkojnë derisa arritën ta lokalizojnë”, thuhet në kumtesë.

Atij i ishte bërë thirrje që të dorëzohet, por ai kishte refuzuar duke kryer vetëvrasje. /Telegrafi/

Exit mobile version