Telegrafi

Lideri i Boko Haramit është gjallë, por i plagosur rëndë

Presidenti i Nigerisë, Muhamad Buhar, ka deklaruar se udhëheqësi i organizatës islamike Boko Haram është plagosur gjatë sulmeve të forcave nigeriane.

Buhar ka thënë në margjinat e konferencës ndërkombëtare për zhvillim të Afrikës në Tokio, se xhihadistët e Boko Haramit që janë betuar në besnikëri ndaj ISIS-it, më nuk e kontrollojnë territorin e Nigerisë.

Ai ka thënë se ekstremistët janë ndarë në grupe të vogla dhe tash sulmojnë në objektiva më të “buta”.

Ushtria nigeriane ka deklaruar javën e kaluar se udhëheqësi i ekstremistëve Abubakar Shekou është plagosur rëndë gjatë sulmeve ajrore ndaj caqeve të xhihadistëve në verilindje të Nigerisë.