Site icon Telegrafi

Liderët tanë politik që nuk çajnë kokën për premtimet

Prindërit tonë ishin bujar dhe krenoheshin me bijtë dhe bijat e tyre për qëndrueshmërinë dhe seriozitetin në punë

Shqiptarët ndër shekuj janë të prirë të jenë të fjalës. Fjala e dhënë, përkatësisht premtimi në kuptimin e atij që flet dhe kupton shqip është besë e dhënë për të cilën shqiptarët kanë sakrifikuar pasurin, familjen e edhe më të shtrenjtën, jetën. Në shoqërinë shqiptare kësaj kategorie të qytetarëve iu është dhënë epitetit njeriut të fjalës dhe besës, ndërkohë në opinion janë shquar si njerëz të fortë moralisht dhe janë respektuar nga të gjithë. Besën për fat të keq, armiqtë e shqiptarëve gjithmonë e kanë keqpërdorur, ndërkohë ajo nga sllavët dhe të tjerët është vlerësuar si pasojë e nivelit të ultë të zhvillimit ekonomik dhe social të shqiptarëve. Këtë më se miri e dëshmojnë ngjarjet më sllavët dhe të tjerët në periudha të ndryshme kohore.

Në viset ku jetojnë shqiptarët, por edhe në Kosovë ka ekzistuar edhe ana tjetër e njerëzve që nuk e kanë mbajt fjalën-besën që pa kurrfarë hezitimi shquhen si njerëz të pabesë ,që nuk e mbajnë fjalën që për fatin tonë ishin të paktë dhe mund t’i numrash në gishtërinj. Pa dashur të përmend emra të të dyja palëve, po përmendi vetëm disa raste që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës, më të cilat dëshmohet se mbase besa qenka mbajtur nga “frika” e armiqve, ndonjë interesi personal apo klanor, që për mua është e papranueshme, ngase besa shqiptarin e ka ngritur në piedestal të popujve që është përcaktuar për paqe demokraci dhe ka jetuar në fqinjësi të mirë më të gjithë ata që ua ka dashtë të mirën. Si shembull i parë do të përmendja zgjedhjet, pa dashur të ndalëm në vite. Në këtë plan dua të përmend premtimet nga liderët e partive në këto fushata, të cilat pas sigurimit të “kërrigave” nuk kanë çarë kokën për t’i përmbush dhe as qe janë ballafaquar më elektoratin nga i cili kanë marrë “kokrrat”, për të mos thënë së kurrë nuk janë lëshuar në bazë për të parë hallet e atyre që u kanë dhënë votën për përfitime personale.

Liderët në anën tjetër, në fushatë janë prononcuar kundër koalicionit më apo atë subjekt politike, pas zgjedhjeve është futur mu më atë subjekt politik për të cilin ka hedhur gurë më së shumti, duke u shquar se ka tradhtuar krahun e luftës apo krahun paqësor. Kanë dhënë premtime së për tre muaj do të na njohin pavarësinë mbi 100 shtete të botës, shtrirje të ligjit në veri të Mitrovicës, 24 orë energji elektrike e shumë e shumë premtime të tjera që për fat të keq sot e gjithë ditën nuk janë bërë realitet. Dhashtë zoti te realizohet premtimet për liberalizim të vizave, ndërkohë që për të vënë kapakun e fjalës së dhënë “besës” premtimi i fundit ishte ai për rritjen e pagave. Premtuesi nuk e pa të udhës as të kërkoi falje ngase duart i ka të lidhura nga mungesa e mjeteve, por edhe nga ndërkombëtarët, kurse si justifikim përmend zvarritjen e procesit zgjedhor, për të cilin nuk janë fajtor qytetarët, por vetë përfaqësuesit e partive politike dhe matrapazët dhe mercenaret e tyre në terren.

Edhe në këto zgjedhje dëshmuam së jemi hajna të përbetuar, ngase në pak qendra zgjedhore procesi rrodhi ashtu siç shkon në shtetet demokratike, që është pikësynim edhe i këtij pushtetit, se paku në fjalë. Është kjo edhe një humbje e imazhit dhe virtyteve të çmueshme të shqiptarëve për njerëz që nuk i frikohen konkurrencës, për te marr një epitetin e hajnave profesionalist, që kurrë se patëm. Pabesia dhe e keqja e vërehet edhe tek të deleguarit e popullit të cilët nuk çajnë kokën shumë për votuesit. Ata edhe gjatë mandatit keqpërdorën autoritetin. Ata jo vetëm në mini-fazën kalimtare (v.j. sportistët ), pavarësisht se ka marrë vota nga një subjekt politik për interesa personale ka kaluar në grupimin tjetër politik. I votuari, për të mos thënë “i deleguari” e ka parë interesin në grupimin tjetër politik, për të thënë kush e pyet më votuesin, kalo aty ku do të përvetësosh më shumë.

Një fjalë popullore thotë “dita shihet në mëngjes”, atëherë mund të thuhet se edhe liderët edhe të zgjedhurit e popullit tashmë janë në “kali” për të bërë zgjedhjen e bashkëlojtarëve të tyre qoftë në Qeveri apo në Parlament. Mjafton një “kockë” që të gjendet në pjesën tjetër të fushës pa e pyetur elektoratin i cili gjithmonë është në pritje të përmirësimit të kushteve jetësore, mbase liderët dhe përfaqësuesit e tyre e kanë siguruar edhe një mandat për të siguruar të ardhura të mira dhe punësim qoftë edhe të afërmit e tyre. Kjo është dëshmie edhe në mandatet e kaluara dhe sipas lidëve kjo është e natyrshme, kur thuhet më mirë timin se të huajin. Zotin e Madh e paçim në ndihmë se për të zgjedhurit që ua kemi dhënë mandatin në zgjedhjet e 12 dhjetorit, vaji halli për ne.

Exit mobile version