Telegrafi

Liderët shtetërorë të urojnë Kosovën për golin ndaj Danimarkës në pjesën e parë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar për golin të cilin e shënoj Kosova ndaj Danimarkës.

Në një status në rrjetin social Facebook, Thaçi ka shkruar se Dardanëve i duhej një gol për ta ndezur më shumë atmosferën.

“Një goool i mrekullueshëm i Amir Rrahmanit. I duhej lojtarëve ky gol, i duhej Dardanëve për ta ndezur edhe më shumë atmosferën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Forca djema, Kosova do fitore”, ka shkruar Thaçi.

Lexo po ashtu Kosova e mbyll pjesën e parë në epërsi me golin e bukur të Amir Rrahmanit

Ndryshe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes disa fotografive të postuara në rrjetin social Facebook, ka treguar se është duke e ndjekur nga afër ndeshjen së bashku me gruan e tij.

“Me ty Kosovë, në çdo përballje. Vazhdojmë me fitore”, ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/