Liderët e partive politike shqiptare, pas takimit të tyre që sot realizuan me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier, me të cilin kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend, deklaruan se do të qëndrojnë pas Deklaratës së përbashkët, në secilën pikë të saj, njofton Telegrafi Maqedoni.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Ziadin Sela, Ali Ahmeti dhe Bilall Kasami këmbëngulën se asgjë që theksohet në pikat e Delaratës së përbashkët nuk është jashtë Kushtetutës së Maqedonisë./Telegrafi/