Edhe takimi në mes të Dritës dhe Lirisë që u zhvillua në Gjilan ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1. Të dyja skuadrat shënuan nga një gol në pjesën e dytë.
Ndërkaq, të shtunën lideri Trepça ’89 ka regjistruar fitore minimale kundër Vëllazënimit. Prishtina, nga ana tjetër, fitoi si mysafir i Besës me rezultat 4-2.
Fitore të lartë prej 4-0 ka shënuar Hysi në terren të vet kundër Llamkos Kosova.
Tabelës i prin Trepça ’89 me 17 pikë që ndiqet nga Prishtina me një pikë më pak.
Rezultatet:
E diel
Hajvalia – Ferronikeli 0-0
Drita – Liria 1-1
E shtunë
Besa – Prishtina 2-4
Drenica – Trepça 1-2
Hysi – Llamkos Kosova (V) 4-0
Trepça ’89 – Vëllaznimi 1-0
/Telegrafi/