Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të jenë bashkë në një takim, ku janë të ftuar edhe liderët tjerë të Ballkanit Perëndimor, takim ky i thirrur nga shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Ky takim do të mbahet të mërkurën në Bruksel, ndërsa pritet të diskutohet edhe për zhvillimet e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë.
Në takim do të jenë të pranishëm edhe liderët e rajonit, ai i Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnjës. /Telegrafi/