Site icon Telegrafi

Liderët politikë urojnë besimtarët ortodoks për Krishtlindje

Liderët e partive politike në Kosovë, kanë uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjes.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar besimtarët ortodoks, duke uruar që në familjet e tyre të ketë mirësi, harmoni e dashuri.

“Të dashur qytetarë të besimit ortodoks, Gëzuar Krishtlindja ortodokse. Qoftë ky vit për ju dhe familjet tuaja i mbushur me mirësi, harmoni e dashuri. Uroj që kjo ditë feste t’i gjejë tavolinat e juaja plotë begati. Paçit bekime e paqe dhe shumë dashuri për vendin tonë të përbashkët, Republikën e Kosovës.
Gëzuar për shumë mote”, ka shkruar Abdixhiku.

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e besimit ortodoks për Krishtlindje.

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës, që sot festojnë krishtlindjen ortodokse, gëzuar për shumë mot! Me këtë rast, i uroj edhe miqtë tanë ndërkombëtarë që shërbejnë në misionet e ndryshme në vendin tonë, si dhe të gjithë të krishterët e ritit ortodoks. Festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjithë njerëzve vullnetmirë, për ta kultivuar solidaritetin ndërmjet tyre. Krishtlindjen ortodokse, i kremtofshi në paqe, me familjet tuaja, me mirësi e begati!”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version