Telegrafi

Liderët partiakë pajtohen për 15 ditë fushatë parazgjedhore

Këtë vendim e ka kundërshtuar vetëm Lëvizja Vetëvendosje, sipas së cilës fushata parazgjedhore do të duhej të mbetej në 30 ditë.

Në këtë takim, gjithashtu është marrë vendimi për vetëm një zonë zgjedhore, por nuk është arritur marrëveshje sa u përket listave zgjedhore, përbërjes së KQZ-së dhe Pragut zgjedhor, raporton KP.

Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi dhe ai i LDK-së Isa Mustafa, kanë thënë se janë përkrahës të listave të hapura, por kjo çështje ka mbetur për tu diskutuar. /Telegrafi/