Telegrafi

Liderët nderojnë dëshmorët

Ata thanë se janë në Prekaz për të nderuar jetën dhe veprën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe sakrificën e Familjes Jashari, se janë aty që bashku të bëjnë nderime shtetërore për këtë sakrificë të madhe, si dhe të marrin energji dhe përkushtim për angazhimet e tyre të ardhshme.

Një ditë para pesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, personalitete të larta të shtetit, kryetarë partish politike, një pjese të agjendës së tyre kanë rezervuar për homazheve në varreza dhe monumente të atyre që kanë bërë për lirinë e vendit.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka paralajmëruar se do të bëjë homazhe edhe në varrezat e dëshmorëve në Klinë, Pejë, Gllogjan, Landovicë e Reçak. Më pastaj, edhe te shtatorja e Zahir Pajazitit dhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Agjendë përafërsisht të ngjashme ka paralajmëruar për sot edhe Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

Në Prekaz dhe varreza të tjera të dëshmorëve, do të bëjnë homazhe edhe Nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës dhe kryetarët e grupeve parlamentare, si dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/