Republika e Kosovës sot shënon 13 vjetorin e pavarësisë.
Në mesin e shumë shteteve që kanë uruar Kosovën për këtë përvjetor, është Gjermania, Lituania dhe Malajzia.
U.d e presidentes, Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter ka falënderuar presidentin e Gjermanisë, Frank Wlater Steinmeier për urimin.
The 🇽🇰- 🇩🇪 bond remains strong.
Thank you President Steinmeier for your continued support as well as your sincere wishes on the 13th anniversary of our independence. @GermanAmbKOS pic.twitter.com/H1isPYVFa4— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 16, 2021
“Lidhja mes Kosovës dhe Gjermanisë mbetet e fortë. Faleminderit president Steinmeier për mbështetjen tuaj të vazhdueshme si dhe urimet tuaja të sinqerta në 13 vjetorin e pavarësisë tonë”, ka shkruar Osmani.
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda përmes një postimi në Twitter, ka uruar u.d e presidentes Vjosa Osmani me rastin e ditës së pavarësisë.
“Urime ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani dhe të gjithë njerëzit e Kosovës në ditën e pavarësisë. Ne mbështesim Pavarësinë e Kosovës dhe përpjekjet për të ndërtuar një shtet demokratik dhe multi-etnik. Lituana vazhdimisht qëndron pranë Kosovës për aspiratat e saja euro-integruese”, ka shkruar presidenti lituanez.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Malajzisë, Wisma Putra ka shprehur urimet më të përzemërta për Kosovën.
Wisma Putra extends its heartiest congratulations to the Republic of Kosovo on the auspicious occasion of its 13th Independence Day.
Malaysia and the Republic of Kosovo established diplomatic relations in 2011. pic.twitter.com/vQ9SBeeYSx— Wisma Putra (@MalaysiaMFA) February 17, 2021
“Wisma Putra i shpreh urimet e saj më të përzemërta Republikës së Kosovës me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë. Malajzia dhe Republika e Kosovës vendosën marrëdhënie diplomatike në vitin 2011”, ka shkruar ajo në Twitter. /Telegrafi/