Telegrafi

Liderët botërorë do të marrin pjesë në funeralin e Peresit

Një numër i madh liderësh botërorë do të marrin pjesë në funeralin e ish presidentit dhe kryeministrit izraelit Shimon Peres, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 93 vjeçare, raporton BBC.

Disa nga figurat më të fuqishme në botë, do të jenë të premten në Izrael, dukë përfshirë edhe presidentin e ShBA-ve Barack Obama, transmeton KosovaPress.

Peres u nda nga jeta pas përkeqësimit të gjendjes së tij rreth dy javë më parë.