Janë mbledhur sot në Berlin të Gjermanisë, liderët dhe zyrtarët e lartë shtetërorë nga mbarë bota, për të diskutuar një zgjidhje për luftën komplekse civile të Libisë.
Udhëheqësit e shteteve nga Rusia, Algjeria, Turqia, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Franca, Italia, Britania, Kina dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në samitin kryesor për të diskutuar të ardhmen e Libisë dhe sigurimin e paqes në këtë shtet, transmeton Telegrafi.
Kryeministri Fayez al-Sarraj, kreu i Qeverisë Libiane të njohur nga Kombet e Bashkuara dhe Khalifa Haftar, komandant vetëquajtur i Ushtrisë Kombëtare Libiane janë të ftuar në konferencë, por pjesëmarrja e tyre mbetet e pakonfirmuar.
Deutsche Welle raporton se ka pritje shumë të mira nga kjo konferencë, pjesëmarrësit dhe mikpritësi që është gjermania, shprehën pozicionet e tyre në raport me këtë çështje.
Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas i tha gazetës gjermane Bild, se “Konferenca mund të jetë hapi i parë për paqen për Libinë, nuk duam të Libia të bëhet një Siri e dytë”.
Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan ka thënë se Turqia ka rol kyç në gjetjen e zgjidhjes në Libi, ndërsa po përpiqet në mënyrë diplomatike që gjithçka të zgjidhet në mënyrë paqësore. /Telegrafi/