Duket se edhe liderët botëror preferojnë të flasin për njëri-tjetrin, natyrisht kur personi që apostrofohet nuk është prezent.
Një gjë e tillë pikërisht ka ndodhur gjatë samitit të NATO-s që po mbahet në Londër, ku edhe po shënohet 70-vjetori i Aleancës Veri-Atlantike, transmeton Telegrafi.
Ky samit ka kaluar me tensione të larta midis disa liderëve botëror, në veçanti mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij francez Emmanuel Macron.
World leaders caught on camera seemingly joking about Trump behind his back at the Nato summit pic.twitter.com/27uDkxRscx
— The Independent (@Independent) December 4, 2019
Macron që kishte nervozuar Trumpin me deklaratën se “NATO-s i ka vdekur truri”, është kapur nga kamerat që kishin të ndezur mikrofonat duke u tallur me një bashkëpunëtor derisa po bisedonte me kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe atë britanik Boris Johnson.
Videoja e postuar më poshtë është filmuar në Buckingham, ku shihen duke biseduar kryeministri britanik Boris Johnson me homologun holandez Mark Rutte, kurse mund të dëgjohen se si tallen në llogari të “konferencës 40 minutëshe për media” që është vonuar.
Kur Johnson pyet Macronin “nëse është vonuar për këtë”, Trudeau përgjigjet “vonohet pasi mban konferencë 40 minutëshe për gazetarë”, duke iu referuar kështu takimit të mbajtur gjatë ditës mes Macronit dhe Trumpit.
Sikur kjo të mos mjaftonte, Trudeau bën një shaka tjetër lidhur me konferencën e shumëpërfolur për gazetarë. Ai thotë se “si anëtarët e ekipit të tij (Trumpit) mbesin pa tekst”. /Telegrafi/