Telegrafi

Grenell: Liderët e Kosovës dhe të Serbisë takohen në Uashington më 2 shtator

Richard Grenell, emisari i presidentit amerikan, Donald Trump ka bërë të ditur se liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Uashington më 2 shtator për bisedime.

Grenell këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se liderët e Kosovës dhe të Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë, më 2 shtator për të biseduar”, ka shkruar ambasadori Grenell.

Ndryshe, një takim në Uashington ishte i paraparë në mes krerëve të Kosovës e Serbisë për 27 qershor, por ishte anuluar pas aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale. /Telegrafi/