Telegrafi

Lider i vërtet i këtij Real Madridi – momenti kur Benzema ia ofron mundësinë për het-trik Rodrygos duke e pyetur se a dëshiron ta gjuajë penalltinë

Real Madridi realizoi një nga rikthimet më të mira ndonjëherë në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma, duke e lënë jashtë Manchester Cityn.

Mbretërit më herët kishin lënë jashtë klube si Paris Saint-Germain dhe Chelsea, ndërsa në finale do të takohen me Liverpoolin.

Gjithçka filloi me Rodrygon. Së pari, 21-vjeçari ktheu në gol pasimin e Benzemas nga afër dhe së dyti, ai shënoi me një goditje të përsosur me kokë duke e lënë në gjumë Edersonin, pas harkimit të Dani Carvajal.

Në fakt, Rodrygo madje pati një rast për ta dërguar Real Madridin në Paris në kohën e rregullt dhe për të kompletuar het-trikun, por gjuajtja e tij u prit nga portieri i Man Cityt.

Por në vazhdime, dy herë nga 15 minuta, Real Madridi fitoi penallti. Karim Benzema pyeti nëse Rodrygo donte të ekzekutonte penalltinë, duke ia dhënë mundësinë brazilianit për het-trik.

Sido që të jetë, shkëmbimi i fjalëve mes dyshes është nënvizuar nga televizioni spanjoll, ku shihet Benzema duke pyetur:”¿Quieres?”, që përafërsisht përkthehet: “Dëshiron?”.

 

Duket se Rodrgyo i ktheu përgjigje negative, duke bërë që francezi të gjuajë vetë dhe të shënojë golin që vlente kualifikimin në finale. /Telegrafi/