Site icon Telegrafi

Lichtsteiner i pakënaqur me trajtimin te Juventusi

Mbrojtësi i Juventusit, Stephan Lichtsteiner, nuk është i kënaqur me situatën e tij te skuadra e Juves.

Edh se klubi po ecën mirë, për t’i trazuar ato ka mjaftuar një deklaratë e mbrojtësit zviceran i cili pas ardhjes së Dani Alves ka kaluar në bankë.

Për mediat italiane, mbrojtësi zviceran është shprehur se është mjaft i irrituar me trajtimin që po i bëhet.

“Unë personalisht jam shumë i qetë. Kam patur një karrierë tepër të suksesshme. Kam fituar shumë tituj me Juventusin dhe kam kaluar momente të bukura si me ekipin e Lilles, po ashtu edhe me Lazion, por pa harruar Kombëtaren, por kjo situatë që po ndodh tani nuk i shkon personalitetit tim”, ishin fjalët e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version