Telegrafi

Lichtsteiner jashtë Ligës së Kampionëve: Jam i zhgënjyer me vendimin

Juventus ka zbardhur ekipin me të cilin do të paraqitet në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Massimilliano Allegri ka befasuar me lënien jashtë të mbrojtësit të krahut të djathtë, Stephan Lichtsteinerit.

Pas këtij vendim, reprezentuesi zviceran ka shprehur zhgënjimin me vendimin e strategut të “Bianconerëve”, por se do të mundohet të rikthehet në formën më ideale.

“Përjashtimi nga Liga e Kampioneve? Një goditje e fortë dhe një zhgënjim i madh. Kështu e ka jeta, bie dhe më pas merr forcë për tu ngritur. Tani më shumë se kurrë do të vazhdojë të bëj çmos për të nderuar këtë këmishë”, ka shkruar futbollisti në Instagram.

Ndryshe, Juventus bënë pjesë në grup me Barcelonë, Sporting Lisbonën dhe Olympiacosin. /Telegrafi/

Portierët: Buffon, Pinsoglio, Szczesny.
Mbrojtësit: De Sciglio, Chiellini, Benatia, Alex Sandro, Barzagli, Howedes, Rugani.
Mesfushorët: Pjanic, Khedira, Marchisio, Matuidi, Asamoah, Sturaro, Bentancur.
Sulmuesit: Cuadrado, Higuain, Dybala, Douglas Costa, Mandukic, Bernardeschi.