Site icon Telegrafi

Lichtsteiner: Buffon më i miri në histori, shpresoj të qëndrojë edhe për një vit

Stephan Lichtsteiner në ndeshjen mes Juves dhe Milanit në Giuseppe Meazza (Getty Images)

Stephan Lichtsteiner shpreson që kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, do të luajë edhe për një vit.

Kjo pasi italiani është portieri më i mirë në histori të futbollit dhe ai do ishte një ndihmë e madhe për Zonjën e Vjetër.

Lexo po ashtu Marotta: Nuk e duam Balotellin, tani as De Vrijin

“Ndoshta ai do të qëndrojë edhe për një vit. Të shpresojmë, pasi ai është më i miri në histori të futbollit”, ka thënë Lichtsteiner për Premium Sport.

“Fitorja ndaj Genoas? Ishte e rëndësishme të marrim tri pikë. Ne duam të fitojmë Scudetton, duhet të jemi të uritur për këtë dhe jemi”.

“E ardhmja te Juve? Nuk e di, kam kontratë deri në qershor dhe pastaj shpresojmë”, ka shtuar mbrojtësi zviceran.

Ndeshja e ardhshme e Zonjës së Vjetër në Serie A është ndaj Chievos.

Lichtsteiner këtë sezon ka dhuruar dy asistime në kampionatin italian në 1115 minuta lojë, ndërsa golin është ende duke e pritur. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=7DHp-rhRR98

Exit mobile version